Si ta kuptoni se nuk është “i duhuri”!

image description

Përpara se të vijoni me lidhjen duhet të mendoni seriozisht dhe ta vlerësoni mirë atë. Nganjëherë dashuroheni kalimthi e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbeteni zemërthyer dhe e pikëlluar. Këta janë sinjalet se ai nuk është partner i duhur për ju.

– Kërkesat e panevojshme:

Ai dëshiron të rrish me të gjatë gjithë kohës. Dhe ndonjëherë bën gjëra që të të pengojë të rrish me shoqërinë tënde. Kjo nuk është e shëndetshme. Aspak.

– Premton, nuk realizon:

Të thotë se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje, por nuk e bën kurrë. Ta mbash dikë varur është diçka thjesht e keqe.

– Të kritikon:

Të kritikon për gjërat që ty të pëlqen të bësh. “Pse duhet të dalësh çdo fundjavë për të kërcyer? Dukesh si adoleshente!”.

– Gjithmonë e ka mirë:

Ti e ke gjithmonë gabim! Ose të pakën ai të bën të ndihesh kështu. Oh, dhe ai i fiton gjithmonë debatet, kështu që as mos u lodhni.

– Dallimet:

Të do shumë në mbrëmje, por është i ftohtë në mëngjes. Nëse pas darkës ai është super i dashur dhe të tregon se të do, por kur zgjohet në mëngjes duket sikur thjesht s’të ka qejf, këtu ka diçka që nuk shkon.

– Ndjenjat:

Kurdo që t’i lëndon ndjenjat, ai thjesht po mundohej të bënte një “bisedë të sinqertë prej të rriturish”. Nëse ti je mërzitur për dikë që ai të ka thënë, kujt i intereson se cilat ishin qëllimet e tij.