Si të bëheni i pazëvendësueshëm në punë
Të jetosh pa sigurinë e një pune mund të jetë vërtet stresuese.
Sipas disa studimeve, frika e të humburit të punës mund të jetë më e dëmshme
për shëndetin tuaj se sa humbja e saj.
Gjërat e thjeshta si për shembull të qenët pozitivë e të
sjellshëm, të qenët i besueshëm janë të gjitha mënyra të mira për të qëndruar
të punësuar, edhe atëherë kur kompania juaj po i lë njerëzit të largohen…
Të jesh i nevojshëm do të thotë që të jetë shumë e vështirë për
shefin tuaj të mund t’ju zëvendësojë ju. Më poshtë janë disa këshilla se si të
bëheni të pazëvendësueshëm në punë.
Jini të besueshëm
Besueshmëria nuk ka të bëjë vetëm me shfaqjen në kohë. Do të
thotë të jeni i gjindshëm kur gjërat bëhen të vështira dhe të jepni ndihmën
tuaj në një situatë të vështirë do të thotë se jeni më i besueshëm se çdo
punonjës tjetër.
Bëjeni punën e shefit tuaj më të thjeshtë
Nëse jeni duke bërë më të thjeshtë punën e drejtuesve tuaj, ata
do të luftonin që t’ju kishin mes jush. Nëse drejtuesit ju shohin si një njeri
që e bën punën e tyre më të thjeshtë dhe gjithë punën në grup më të mirë, ata
do të jenë krah teje. Përpiquni të gjeni një hapësirë në aftësitë tuaja në
mënyrë që ju të kryeni disa punë të cilat shefi juaj nuk mundet. Sa më shumë
shefi juaj të mbështetet tek ju, aq më shumë i dobishëm bëheni ju.
Përqendrohuni në projektet kyçe
Përqendrohuni dhe jepuni përparësi projektet më të
rëndësishme dhe jo atyre më të lehta për t’u bërë. Kjo do t’ju ndihmojë të
krijoni profilin tuaj brenda kompanisë. Duke dalë vullnetar në projekte të
cilat punonjësit e tjerë nuk kanë dëshirë të angazhohen, do t’ju bëjë të dukeni
në sytë e drejtuesve tuaj një pjesëtar i përkushtuar i skuadrës.
Perfeksionohuni
Specializohuni në një aftësi të veçantë. Gjeni një detyrë për të
përmbushur dhe sigurohuni që të jeni personi që ta bëjë më mirë se kushdo
tjetër atë.
Ndani njohuritë
Ndërkohë që ia vlen që ta poziciononi veten si një ekspert me
njohuri dhe kompetenca, është po aq e rëndësishme që ju të ndani ekspertizën
tuaj me punonjësit tuaj dhe t’i jepni vlerë të shtuar gjithë departamentit.
Jini të gatshëm të mësoni të tjerët dhe të fitoni një status si një aset i
paçmuar në kompani.
Ndërtoni marrëdhënie me vendimmarrësit kryesorë
Të krijoni marrëdhënie me njerëz të rëndësishëm në kompaninë
tuaj mund t’ju bëjë jo vetëm të pazëvendësueshëm në pozicionin aktual, por mund
të jetë një mundësi për të ecur përpara në karrierën tuaj.
Jepni zgjidhje
Drejtuesit nuk duan probleme. Ata duan zgjidhje. Nëse doni të
bëheni i nevojshëm ju duhet t’u jepni zgjidhje shumë problemeve me të cilat
përballet kompania juaj. Kur ju dëgjoni kolegët tuaj të ankohen për diçka,
mendoni se si ta zgjidhni atë. Kjo do të rriste vlerën tuaj në sytë e
drejtuesit tuaj dhe te kompania në tërësi.