Sa shpesh duhet të flini te njëri-tjetri, kur jeni në një lidhje të re dhe nuk jetoni bashkë?

image description

Nëse sapo keni hyrë në një lidhje, ose keni vite bashkë, me siguri ju ka shkuar mendja tek pyetja: “Sa shpesh duhet të flemë bashkë?” dhe kjo pyetje është përtej seksit

Unë nuk jam adhurues i rregullave të forta se kur ose sa shpesh duhet të flini me dikë”,
– Mënyra më e mirë për të parë qasjen e kësaj situate është të keni një diskutim të hapur me partnerin tuaj sesa shpesh dëshironi (dhe keni mundësi) ta kaloni natën së bashku dhe të arrini në një zgjidhje që respekton të dyja preferencat dhe mundësitë tuaja. Merrni parasysh oraret e shkollës, punës, me kë dhe ku jetoni, nevojën për të kaluar ca kohë vetëm etj.
Ndërkohë “rrethanat e të gjithëve janë të ndryshme” dhe “nuk ka ndonjë numër magjik dhe të saktë”.
Megjithatë, rekomandhet një “përgjumje” muajin e parë të lidhjes, dy në muajin e dytë dhe tre në të tretin derisa ta njihni njëri-tjetrin mjaftueshëm sa për të bërë biseda rreth nevojave dhe pritshmërive tuaja.
Po çfarë ndodh nëse flini bashkë shumë shpesh?
Theksojmë: kur themi “flini bashkë”, flasim për aktin e të fjeturit gjumë dhe jo të bërit seks.
Të kaloni shumë kohë së bashku gjatë fazës së “muajit të mjaltit” (fillimit të lidhjes) mund të jetë pakëz e rrezikshme.
Nëse e filloni shumë intensivisht, pas një faze tërheqjeje, që eventualisht do të vijë, ndoshta do bëjë që marrëdhënia të zbehet shpejt.
Mendoni për qëllimet afatgjata që keni me atë person. Jepuni përparësi shumë aktiviteteve dhe jo vetëm të fjeturit bashkë (këtu po e përmendim ‘fjetjen’ në të dyja kuptimet e mësipërme).
“Kimia e shkëlqyer seksuale është e këndshme, por nuk të bën të kuptosh nëse përputhesh vërtet.
Nëse në fillim kaloni kohë vetëm me njëri-tjetrin, mund të harroni pasionet tuaja, shoqërinë etj. Gjithçka varet nga ju, gjithsesi”
Nëse një marrëdhënie lëviz shumë shpejt, lidhjet rrezikojnë të rriten në mënyrë të pabarabartë.
Të ecësh ngadalë në një marrëdhënie të re, ju lejon ta menaxhoni më mirë energjinë tuajNëse sapo keni hyrë në një lidhje, ose keni vite bashkë, me siguri ju ka shkuar mendja tek pyetja: “Sa shpesh duhet të flemë bashkë?” dhe kjo pyetje është përtej seksit

Unë nuk jam adhurues i rregullave të forta se kur ose sa shpesh duhet të flini me dikë”,
– Mënyra më e mirë për të parë qasjen e kësaj situate është të keni një diskutim të hapur me partnerin tuaj sesa shpesh dëshironi (dhe keni mundësi) ta kaloni natën së bashku dhe të arrini në një zgjidhje që respekton të dyja preferencat dhe mundësitë tuaja. Merrni parasysh oraret e shkollës, punës, me kë dhe ku jetoni, nevojën për të kaluar ca kohë vetëm etj.
Ndërkohë “rrethanat e të gjithëve janë të ndryshme” dhe “nuk ka ndonjë numër magjik dhe të saktë”.
Megjithatë, rekomandhet një “përgjumje” muajin e parë të lidhjes, dy në muajin e dytë dhe tre në të tretin derisa ta njihni njëri-tjetrin mjaftueshëm sa për të bërë biseda rreth nevojave dhe pritshmërive tuaja.
Po çfarë ndodh nëse flini bashkë shumë shpesh?
Theksojmë: kur themi “flini bashkë”, flasim për aktin e të fjeturit gjumë dhe jo të bërit seks.
Të kaloni shumë kohë së bashku gjatë fazës së “muajit të mjaltit” (fillimit të lidhjes) mund të jetë pakëz e rrezikshme.
Nëse e filloni shumë intensivisht, pas një faze tërheqjeje, që eventualisht do të vijë, ndoshta do bëjë që marrëdhënia të zbehet shpejt.
Mendoni për qëllimet afatgjata që keni me atë person. Jepuni përparësi shumë aktiviteteve dhe jo vetëm të fjeturit bashkë (këtu po e përmendim ‘fjetjen’ në të dyja kuptimet e mësipërme).
“Kimia e shkëlqyer seksuale është e këndshme, por nuk të bën të kuptosh nëse përputhesh vërtet.
Nëse në fillim kaloni kohë vetëm me njëri-tjetrin, mund të harroni pasionet tuaja, shoqërinë etj. Gjithçka varet nga ju, gjithsesi”
Nëse një marrëdhënie lëviz shumë shpejt, lidhjet rrezikojnë të rriten në mënyrë të pabarabartë.
Të ecësh ngadalë në një marrëdhënie të re, ju lejon ta menaxhoni më mirë energjinë tuaj