Restoranti i Nusret në Londër po kërkon kuzhinier, pagesa e një ore e njëjtë me një pure patatesh në menu

image description

Restoranti luksoz i Salt Bae në Londër po kërkon kuzhinierë të rinj për të punëssuar.

Mirëpo, paga për një orë ka nxitur shumë reagime, pasi është e njëjtë me çmimin e njëpure patatesh në menunë e Nusret Gökçe.

Nëse keni arritur të merrni rolin e një Chef de Partie në restorantin Knightsbridge, do të merrni në shtëpi rreth 15 euro në orë, plus bakshishet.

Sipas mediave të huaja, dega në Mbretërinë e Bashkuar e zinxhirit të famshëm të restoranteve të mishit të premton një “rrogë konkurruese” për aplikantët.

Kujtojmë që restoranti luksoz i Salt Bae në Londër ka qenë shumë i përfolur kohët e fundit për çmimet e larta, si për shembull rreth 800 euro për një biftek.