Rama jep lajmin e MIRE: Nga 1 Janari paga minimale behet 32 mije leke te reja

image description

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se paga minimale në Shqipëri e cila aktualisht është 30 mijë lekë, nga 1 Janari do të bëhet 32 mijë lekë të reja.

Rama e bëri me dije lajmin gjatë replikës me qytetarët në Facebook, në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

Komentuesi: Tallje Me popullin rrogat Me e vogel duhet Te jete 250 Euro 8 orarsh jo 130 Euro o Edooo firmat Me pronare Te huaj Si rrobaqepsi firme kepucesh duhet Te jene rrogat 400 Euro minimumi Se ne itali Ato paguajne per nje njeri 1500 minimale O Edoooo

Edi Rama: Ketu flitet per leke te reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po perqendrohu kur lexon dhe mesoje me kete rast se paga minimale ne Shqiperi eshte 30 mije lek TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – kembimin me euro beje vete