Mjeket i bejne thirje prinderve: Mos lejoni femijet tuaj te shikojne "Squid Game"

image description

“Squid Game” është seriali që po "pushton" botën, ndërsa mjekët nga ana tjetër janë duke këshilluar prindërit që mos të lejojnë fëmijët ta shohin. Në këtë serial janë të përfshirë disa garues të cilët janë në borxhe dhe luajnë një seri lojrash për të fituar para. Por drama ndodh në momentin kur konkurrentët humbasin, ata vriten. Por pavarësisht kësaj, ky serial është kthyer në një nga më të ndjekurit, duke numëruar 111 milionë të abonuar brenda më pak se një muaji.


Në Netflix, ky serial ka një vlerësim TV-MA, që do të thotë se mund të mos jetë i përshtatshëm për adoleshentët nën 17 vjeç. Por seriali, 'fatkeqësisht' është ndekur edhe nga të miturit. Mjekët, pjesë e Institutit Child Mind, rekomandojnë që fëmijët nuk duhet ta shohin këtë serial, pasi niveli i dhunës është i tmerrshëm.


Mjekët e kanë quajtur një serial vrasjesh dhe vuajtjesh.


Në këtë serial, personazhet torturohen dhe vriten për kënaqësinë sadiste të një mjeshtri lojërash. Temat që kanë të bëjnë me fitimet nga kumari ose mashtrimi janë fokusi kryesor.