Komision/ Kushi: S’kemi mësues me pesa! PD: Harruat që keni kryeparlamentaren

image description

Është shoqëruar me debate mbledhja e ditës së sotme në Komisionin e Medias ku po diskutohet për cilësinë e mësimdhënies në vend. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se vitet e fundit ministria që ajo drejton ka marrë masa që të ketë mësues të nivelit të lartë dhe jo me 5-a.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka replikuar me të duke thënë se kryeparlamentarja, Lindita Nikolla është me 5.

Evis Kushi: Në vitet e fundit janë marrë masat që të jenë mensës cilësor. Nuk mund te lejoj qe një mësues qe ka mbaruar me 5 te behet mësues. Kur te vij radha jua bëni mësues me pesa.

Ina Zhupa:  Harroi ministrja e Arsimit që mësues me 5 kanë pasur Lindita Nikollën që sot është aktualisht kryetare Kuvendi.

Pak kohë më parë në media doli se Lindia Nikolla kishte mesatare 5.8 dhe kjo është bërë objekt diskutimi ditën e sotme në Komision.