Ja çfarë simbolizojnë gurët e çmuar në unazën e fejesës

image description

Nëse po mendoni t’i propozoni për martesë partneres suaj, kini kujdes në zgjedhjen e unazës që do t’i blini.Për ta mahnitur atë, përpiquni të përshtatni gurin e unazës me personalitetin e saj.·Diamanti në unazë është simboli i pastërtisë. Tregon shenjtërinë e marrëdhënies dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e çiftit.·Rubini është një gur i mrekullueshëm oriental dhe është simbol i dashurisë reciproke. Të duash dhe të duhesh në të njëjtën formë.·Safiri është simboli i mençurisë dhe paqes shpirtërore. Në një marrëdhënie tregon respektin e ndërsjellët.

Smeraldi që njihet si guri i të dashuruarve tek Egjiptianët simbolizon dashurinë e sinqertë.

Perla është shenjë e sofistikimit, dhe zakonisht simbolizon lartësimin e marrëdhënies mes çiftit.·Safiri është guri i duhur për një vajzë të ëmbël dhe romantike.

Nëse ajo është e pasionante dhe energjike dhurojini në unazë me rubin.

Për vajzat misterioze dhe të palexueshme, zgjidhni smeraldin!