Hyjnë fuqi masat e reja antiCOVID-19 në Shqipëri
Nga sot në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së
COVID-19 që mori Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë. Prej sot (6 shtator) asnjë qytetar shqiptar
apo i huaj nuk mund të futet brenda territorit pa vërtetuar që nuk është i
infektuar me coronavirus.
Për ta dëshmuar këtë qytetarët duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Gjithashtu ndryshe nga sa jemi mësuar në aeroport nuk do të ketë më familjarë, por vetëm udhëtaret të cilët duhet të jenë të pajisur me maskë.
Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:
– Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.
– Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit
të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e
shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të
vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët
kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetizolohen
për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në
fund të periudhës së izolimit.
– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të
përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur
rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara
nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet
mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.
– Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë
periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë
vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës
së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga
Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga
e-Albania.
– Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik.
– Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë
periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.
– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e
rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari
nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë
lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë.
Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i
Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi
të masës e cila nuk është zbatuar.