Britania e Madhe: Ne dhe 25 shtete të tjera ramë dakord të japim “ndihmë ushtarake vdekjeprurëse” dërgon armë në Ukrainë

image description

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey ka thënë këtë mëngjes se vendi i tij dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë “ndihmë humanitare ose ndihmë ushtarake vdekjeprurëse”.

Për BBC Radio 4, ai është shprehur se Mbretëria e Bashkuar tani do të punojë me këto vende për të koordinuar mënyrën se si ndihma ushtarake do të shpërndahet dhe “të vihet në duart e Ukrainës”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ministri James Heappey tha se Kremlini kishte të ngjarë të “reflektonte” mbi rezistencën e ashpër ukrainase, teksa pranoi se ekzistonte rreziku që Rusia të përdorte bombardime më të rënda ndaj Ukrainës për të kompensuar humbjet në këto tre ditë luftime

Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar mbajti mbrëmë një konferencë virtuale donatorësh për të koordinuar mbështetjen për Ukrainën. Donacionet përfshijnë municion dhe armë antitank. Britania është ofruar të mbikëqyrë operacionet logjistike për të mbështetur shpërndarjen e donacioneve.

Kreu i diplomacisë britanike u shpreh se vendi i tij po vazhdonte përpjekjet për të bindur vendet e tjera që të bien dakord që Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift. “Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar – por pozicioni ynë është i qartë”, tha ai.

Deri tani Polonia dhe Çekia i kanë nisur ndihmat e tyre të para ushtarake drejt Ukrainës. Kamionët ushtarakë kanë hyrë në territorin e vendit që ndodhet nën “breshërinë” e sulmeve të ashpra ruse. Presidenti Zelensky ka njoftuar kishte komunikuar sot me homologun e Francës Macron dhe ai e kishte garantuar se ndihmat e vendit të tij tashmë ishin nisur.

Holanda ka njoftuar gjithashtu se do të dërgojë në Ukrainë 200 raketa kundërajrore, shkruan newsbomb.al. Presidenti Joe Biden ka dhënë urdhër mëngjesin e kësaj të shtune që vendi i tij të fillonte sa më parë të lironte një ndihmë ushtarake prej 600 milionë dollarësh.